• Hyundai IONIQ 5 merr pjesë në një sesion trajnimi të Chelsea F.C. por kësaj rradhe me një ndryshim të madh.
• Duke shfaqur teknologjinë e automjetit në ngarkesë (V2L) që lejon karikimin, makina e re elektrike e Hyundai fuqizon makinat e lëshimit të topave të futbollit për lojtarët e Premier League të Chelsea.
• Funksioni V2L, i cili e kthen makinën në një "karikues me rrota", mund të përdoret për çdo pajisje elektrike.
• Për më tepër mund të shihni videon në linkun:
https://www.youtube.com/watch?v=dpfV6DKNPFc
Leatherhead / Offenbach, 26 Shkurt 2021 - Ky është momenti kur lojtarët e ekipit të Chelsea kishin dhjetra topa futbolli të hedhur drejt tyre nga një makineri e mundësuar nga një makinë e re elektrike.
Kapiteni i klubit Cesar Azpilicueta, portieri Edouard Mendy, mbrojtësi Ben Chilwell dhe sulmuesi Olivier Giroud dolën për një seancë stërvitore tërësisht ndryshe nga heret e tjera.
Ata u bashkuan me Hyundai IONIQ 5 i pari në Mbretërinë e Bashkuar - një makinë e re elektrike e cila ka teknologji të mençur "automjeti për të karikuar" (V2L) që lejon karikimin bi-drejtues.
Kjo do të thotë që bateria e fuqishme 800v e makinës mund të funksionojë si një prizë e rrymës 110 / 220V për pajisjet elektronike - në këtë rast lëshuesit e topit të skuadrës Premier League.
Makineritë u futën në IONIQ 5, duke u dhënë yjeve të Premier League një stervitje të ndërlikuar ndërsa topat hidheshin drejt tyre me shpejtësi të lartë.
Funksioni V2L, i cili e kthen makinën në një ‘karikues me rrota’, mund të përdoret për çdo pajisje elektrike - qofshin ato skutera, biçikleta elektrike apo cfarëdo pajisjeje tjetër.
Ashley Andrew, Drejtori Menaxhues i Hyundai Motor UK, është shprehur: “IONIQ 5 i ri është automjeti i parë elektrik i pavarur i Hyundai dhe ne dëshironim të tregonim përfitimet e karikimit të tij bi-drejtues.
"Ne menduam se do të ishte një ide argëtuese për të demonstruar teknologjinë me partnerët tanë në Chelsea FC.
"Ndërsa teknologjia nga makina në ngarkesë nuk ishte krijuar domosdoshmërisht për të ndihmuar futbollistët të qëndrojnë në formë në terrenin e stërvitjes, kjo tregon se sa e zhdërvjellët dhe e dobishme mund të jetë teknologjia për shoferët"
Me një karikues 350 kW, IONIQ 5 mund të karikojë nga 10% në 80% për 18 minuta. Duhen rreth pesë minuta për të marrë 100 kilometra distancë.
Kjo është hera e parë që një IONIQ 5, ka qenë në tokën Britanike përpara mbërritjes së tij në shitjet më vonë këtë vit.
Makina e familjes, e cila ka një distancë prej rreth 470 ~ 480 kilometra midis ngarkesave, po del në shitje ndërsa kërkesa për makina elektrike vazhdon të rritet.
Shifrat nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve zbuluan se shitjet e automjeteve elektrike të pastra u rritën me 54.4% në Janar, pavarësisht situates së vështirë në të cilën u gjendën të gjithë vendet si pasijë e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.