ALBANIAN MOTOR COMPANY, me numër unik identifikimi K41829010I, me zyrën e saj të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, në adresën Autostrada Tiranë - Durrës, Km 2, Mëzez, Tiranë e rregulluar me dispozitat e ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shprehet më poshtë se:
 
“Të dhëna personale” është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.
 
Mbrojtja e të dhënave tuaja gjatë kohës që ju vizitoni faqen tone te web-it përbëjnë një prioritet të madh për ne.
Pëtr këtë arsye ne dëshirojmë tju bëjmë me dije se si ne i ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja. Albanian Motor Company si përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për shitjen dhe servisimin e mjeteve Hyundai në Republikën e Shqipërisë është përgjegjës për privatësinë e të gjithë individëve që vizitojnë këtë faqe.
 
Albanian Motor Company rezorvon të drejtën për të mbledhur dhe përpunuar të dhënat personale duke zbatuar të gjitha rregullat dhe specifikimet që cilësohen me ligj.
 
Kjo deklaratë është e vlefshme vetëm per Albanian Motor Company dhe faqen www.hyundai.al si përfaqësuesi i vetëm i autorizuar i Hyundai-t në Shqipëri. Ju lutemi të tregoni kujdes me cdo faqe tjetër që mban emrin Hyundai, pasi ato janë faqe të personave të tretë, të paautorizuar nga ne dhe Albanian Motor Company nuk mban përgjegjësi për të dhëna të mbledhura nga faqe të treta. 
 
1. Privatësia e të dhënave.
 
Albanian Motor Company ka marrë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, manipulimi ose aksesi i paautorizuar. Masat e marra i nënshtrohen rishikimit të rregullt dhe përshtaten vazhdimisht për të qëndruar teknologjikisht të azhornuara.
 
2. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale.
 
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm nga Albanian Motor Company në përputhje me rregulloret e mbrojtjes së të dhënave në fuqi. Kur ju plotësoni një formular në faqen tone të web-it, ose cdo veprim tjeter në këtë faqe ju pranoni se të dhënat që keni plotësuar dote përpunohen për qëllime të përmirësimit të shërbimit ndaj jush, si edhe për qëllimet e shënuara më poshtë:
 
I - Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale
 
Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale të Klientëve që na duhen në mënyrë që të përmbushim detyrimet tona ligjore dhe / ose kontraktuale.
 
Si importues dhe shitës të përgjithshëm të makinave dhe automjeteve motorike, të autorizuar për të shitur, mirëmbajtur dhe riparuar automjete dhe për të furnizuar klientët me pjesë rezervë origjinale, ne mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat e klientëve dhe kartat e klientëve vetëm për qëllime tregtare dhe marketing, për t'i njohur klientët me veprimet shitjes dhe afatin e shërbimeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme, me qëllim të shqyrtimit të kënaqësisë së klientëve, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 
II - Ne do të përpunojmë, mbajmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe do t'i trajtojmë ato si një sekret biznesi, duke respektuar të gjitha rregulloret përkatëse të Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë që të sigurojmë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ne marrim masa personeli, teknik, IT dhe masa të tjera për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, humbja, ndryshimi, zbulimi i paautorizuar ose qasja në të dhënat personale të transmetuara, të ruajtura ose të përpunuara ndryshe. Ne rezervojmë të drejtën për të zbuluar të dhëna personale dhe mundësisht të dhëna të tjera nëse kërkohet nga organet kompetente shtetërore, institucionet ose organet rregullatore, në përputhje me rregulloret e Republikës së Shqipërisë ose të kërkuara nga organe dhe institucione kompetente, të domosdoshme për realizimin e interesave tona legjitime, përfshirë nevojat e procedurave gjyqësore dhe të procedurave të tjera, përveç nëse këto interesa mbivendosen nga interesat tuaja ose të drejtat dhe liritë themelore.
 
III - Përpunimi i të dhënave personale lejohet vetëm nëse kemi një bazë ligjore për to. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcakton detyrimin për t'ju informuar në lidhje me bazën ligjore për përpunimin e të dhënave personale. Kur ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, përpunimi ynë bazohet në bazat e mëposhtme ligjore:
 
- ekzekutimi i kontratës: mbi këtë bazë, bazohet përpunimi i atyre të dhënave personale që na duhen në mënyrë që të kryejmë siç duhet detyrimin tonë kontraktual;
 
- detyrimi ligjor: në rastin kur ligji përkatës kërkon që ne të përpunojmë të dhëna të caktuara personale, si p.sh. Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ligji për Detyrimet, Ligji për Tregtinë, etj., Aktet nënligjore, ose kërkesat për zbulimin e të dhënave organeve shtetërore kompetente dhe agjensive rregullatore, në përputhje me rregulloret e detyrueshme (p.sh. Ligji për Parandalimin e Patrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, Rregulloret e Taksave. etj);
 
- Pëlqimi: Në raste të caktuara, ne do të kërkojmë miratimin tuaj të qartë për përpunimin e të dhënave për një qëllim specifik dhe do të përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse keni dhënë pëlqimin për to. Ju mund të revokoni pëlqimin tuaj në çdo kohë, një person mund të japë një revokim të vlefshëm me shkrim ose me gojë, në ambjentet tona të ushtrimit të aktivitetit. Pas revokimit të pëlqimit, përpunimi i të dhënave nuk do të lejohet.
 
IV - Kontrolle gjatë krijimit dhe gjatë marrëdhënies së biznesit me ju: 
Gjatë marrëdhënies së biznesit me ju, ne jemi të detyruar të mbajmë regjistra të azhurnuar mbi marrëdhëniet e krijuara të biznesit, produktet e tregtuara dhe detyrimet tatimore shoqëruese dhe të zbatojmë masat e marrëdhënieve me klientët në mënyrë që të zbatojmë rregulloret.
 
V- Monitorimi dhe përmirësimi i shërbimeve:
Ne mund t'ju kërkojmë një vlerësim mbi shërbimet e ofruara, me pëlqimin tuaj paraprak;
 
VI - Bërja e pretendimeve ligjore kundër jush ose mbrojtja nga pretendimet tuaja: 
Ne gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj personal për të ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur prej jush dhe për të filluar procedurat për të mbledhur tarifat, dëmet tona, ose për tu mbrojtur kundër pretendimeve të pabaza që dalin në lidhje me marrëdhënien e biznesit.
 
3. Ndarja dhe transferimi i informacionit tuaj personal
 
I - Ne ndajmë të dhënat tuaja personale me organet kompetente shtetërore, institucionet, organet rregullatore dhe personat juridikë kur ato përshkruhen dhe / ose lejohen me ligj, duke respektuar dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloreve të tjera të Republikës së Shqipërisë.
 
II - Me pëlqimin tuaj paraprak, ne mund t'i ndajmë të dhënat tuaja me përpunuesit e të dhënave të vendosura ekskluzivisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të zbatojmë aktivitetet e marketingut dhe promovimin e produktit dhe të rrisim kënaqësinë e nevojave të përdoruesve të shërbimeve tona. Qëllimi i ndarjes së të dhënave personale me këta përpunues është i kufizuar vetëm në qëllimin e specifikuar për nevojat tregtare dhe të marketingut, për të njohur klientët me veprimet e shitjes dhe afatin e shërbimeve të klientëve.
 
4. Lloji i të dhënave që mbledhim
 
Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për ne për të arritur qëllimet e deklaruara. Në varësi të rrethanave, kjo mund të përfshijë informacionin e mëposhtëm: emrin dhe mbiemrin, numrin personal të identifikimit, adresën e banimit, informacionin tuaj të kontaktit (telefon, celular, e-mail), datën e lindjes, profesionin, llojin e automjetit në pronësi) të nevojshme për të kryer detyrimet tona të tjera ligjore dhe / ose kontraktuale.
 
5. Për qëllime marketingu
 
Kohë pas kohe mund t'ju dërgojmë njoftime për fushata, promovime dhe njoftime të ngjashme për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Reklamimin dhe rregulloret e tjera të Republikës së Shqipërisë.
Ne u dërgojmë njoftime të tilla vetëm individëve të rritur, të cilët, duke marrë parasysh marrëdhënien e biznesit me ne, mund të presin të marrin njoftime të tilla.
 
Në rast se nuk dëshironi më të merrni njoftime të tilla, mund ta kërkoni në çdo kohë duke dërguar një e-mail në adresën tonë: office@hyundai.al
 
 
Informacioni i kontaktit
 
Albanian Motor Company
Përfaqësuesi i vetëm i autorizuar për importimin, shitjen dhe servisimin e mjeteve Hyundai në Republikën e Shqipërisë.
 
Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, 
Km 2,Mëzez, 
Tiranë
E-mail: office@hyundai.al

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.