GARANCI 5 VJET

I dashur klient

Ne jemi të bindur se kjo ditë është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm dhe se ju do të
zgjidhni Përfaqësitë tonë për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjetit tuaj.

Këtu, në ALBANIAN MOTOR COMPANYne kemi një ekip me përvojë dhe të aftë, te pajisur me pajisjet e duhura dhe njohurite me te perditesuara persa i perket automjeteve Hyundai.

Me qellim rritjen e bashkepunimit te ndersjellte,duke vleresuar  besnikërinë tuaj për Përfaqësine tonë, ne kemi vendosur për tju ofruar  ju një paketë te zgjeruar garancie pa asnjë kosto shtesë.

Kjo paketë e zgjeruar garancie është e lidhur me pjeset  më të rëndësishme të automjetit tuaj.

Me qellim qe paketa shtese te jete aktive dhe ne sherbimin tuaj, është thelbësore që ju të kryeni cdo sherbim te automjetit tuaj prane servisit tone ose nje servisi Hyundai te autorizuar,cdo vit deri ne perfundim te periudhes se garancise.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se të gjitha sherbimet e mirëmbajtjes, si dhe riparimet eventuale te karrocerise, duhet që do të kryhen prane servisit tone ose në një pikë shitjeje të autorizuar Hyundai.

Ne ju urojme udhetim  të sigurt dhe të këndshëm.

Garanci 5 vjet Albanian Motor Company

Përkufizimet

PAKETE GARANCIE, është e drejta e dhënë për përdoruesit te nje automjeti HYUNDAI, me ane të ciles ALBANIAN MOTOR COMPANY merr përgjegjësinë të mbajnë shpenzimet e riparimeve të automjetit të përdoruesit ne garanci, sipas kushteve të kësaj broshure.

Paketa e garancise i ofrohet çdo automjeti pasagjeresh  dhe automjeteve të lehta komerciale për të cilat Perfituesi i garancisë dhe Emetuesi i garancisë kanë rënë dakord për një Paketë Garancie te perkufizuar si me poshte.

Emetuesi i GARANCISE është (Albanian Motor Company), e cila kryen  shitjen dhe riparimin e automjeteve HYUNDAI ne garanci, me pëlqimin e saj të qartë.

Perfituesi  i  GARANCISË është çdo person privat ose një kompani e cila zotëron nje automjet HYUNDAI ose përdor nje automjet HYUNDAI  nëpërmjet një kontratë leasing / financiar.

Pjesë këmbimi origjinale janë pjesë të reja ose te rigjeneruara nga fabrika prodhuese, me garancine perkatese dhe aprovimin e kesaj te fundit të rekomanduara nga prodhuesi i automjeteve.

Kushtet e pergjithshme te paketes se  garancise

1. Kohëzgjatja e paketes se garancise

Kjo paketë Garancie është e vlefshme nga dita e nenshkrimit nga perfituesi i garancisë dhe emetuesi i garancise.

Kohëzgjatja e kësaj pakete garancie është maksimumi 60 (gjashtedhjete) muaj nga data e
nenshkrimit, me kusht që përfituesi i garancisë kryen gjithë kontrollet  e rekomanduara,
kontrollon, mirëmban, riparon dhe / ose zevendeson  pjesët e këmbimit Origjinale, në përputhje me përcaktimet e kësaj pakete garancie dhe me rregullat dhe kushtet e rekomanduar nga prodhuesi i automjeteve.

2. Implementimi e të drejtave qe rrjedhin nga kjo PAKETE GARANCIE.

Përdoruesi i  garancisë eshte perfitues i të gjitha të drejtave që ai ka përmes garancise se prodhuesit(5 vjet pa limit kilometrash te kryera).

Nese nje riparimin në automjet është kryer nën garancine e prodhuesit, përdoruesi i garancisë nuk ka të drejtë të kërkojë të njëjtën riparim në këtë paketë garancie.

Me qellim qe te ushtrojë të drejtat qe rrjedhin nga kjo paketë garancie, përdoruesi i garancisë është i detyruar te kryeje të gjitha kontrollet , sherbimet  e mirëmbajtjes dhe të gjitha riparimet e automjetit ekskluzivisht prane Albanian Motor Company ose ne nje servis te autorizuar prej tij.

duke përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale,ose te certifikuara nga prodhuesi i automjeteve.

Gjithashtu ,përdoruesi i garancisë është i detyruar për të kryer  kontrolle periodike dhe mirëmbajtjen e Automjetit, ekskluzivisht prane serviseve te autorizuara  nga emetuesi e garancisë, në intervalet kohore:

  • 2 muaj nga data e fillimit të paketës garancisë
  • 24 muaj nga data e fillimit të paketës garancisë
  • 36 muaj nga data e fillimit të paketës garancisë
  • 48 muaj nga data e fillimit të paketës garancisë

Kontrollet e lartpërmendura dhe mirëmbajtja e automjeteve duhet të kryhet në keto intervale kohore ose çdo 10.000 kilometra (kush vjen me pare)

3. Qëllimi i paketes se garancise

Kjo paketë Garancie perfshin pjesët e mëposhtme  në automjet:

  • MOTORRI: Pistonat, Fasho pistoni, Bllok motori, Testata, Guarnicion testate, të gjitha
  • kushinetat e brendshme,bronxinat,boshtet me gunga, kollodoku, (përveç rripit/zinxhirit te motorrit dhe tensionuesit) ,pompa e vajit
  • Sistemi i ftohjes: Radiator, pompë uji, termostat.
  • KAMBIO: ingranazhet, sinkronizatoret, leva, boshtet, convertuesit e fuqise, blloku i valvulave dhe rregullatorët, pompa e vajit, kushinetat.
  • TRASMISIONI: semiakset,  diferenciali, transmetuesi i fuqise motorrike tek rrotat aktive,kushinetat ,kushinetat e semiakseve (përveç kushinetave te rrotes)
  • SISTEMI I KONDICIONIMIT: kondensatori, avulluesi, fryresi i kondicionerit.
  • PERMISTOPA DHE GUARNICIONE: të gjitha permistopat dhe guarnicionet e nevojshme për zëvendësimin e motorit, të gjitha guarnicionet  dhe permistopat e nevojshme për zëvendësimin e kambios
  • SISTEMI I INJEKSIONIT: Pompacia e presionit të ulët te karburantit, tubat e transferimit nga sebatori nepermjet pompes.
  • SISTEMI ELEKTRIK: dinamo, motorino, pajisjet elektronike të kontrollit (me përjashtim te çelsave, releve, siguresat, llamba dhe sensorë)
  • SYSTENET E SIGURISE: rripa të sigurisë komplet (përjashtuar tensionuesin e rripit te sigurimit), airbeget e automjetit  (perjashtuar aksidentet e mundshme)

4. Administrimi i te drejtave qe rrjedhin nga paketa e garancise

Përdoruesi i garancisë është e nevojshme te  raportoje ndonjë mosfunksionim dhe / ose cdo ankese  emetuesit i garancisë në  një maksimum prej 3 (tre) ditësh.

Përdoruesi i garancisë është e nevojshme ti paraqese emetuesit e garancisë,cdo informacion me qëllime të inspektimit, në çdo kohë, në servisin e autorizuar  nga emetuesi i garancisë.
Përdoruesi i garancisë është e nevojshme  të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin në automjetin e tij, duke respektuar rekomandimet e prodhuesit e automjeteve.
Përdoruesi i garancisë, është e nevojshme të jape të gjitha informatat në lidhje me natyrën dhe rrethanat e një mosfunksionimi dhe / ose ankeses te mundshme, duke ndihmuar emetuesin  e garancisë për të përcaktuar shkaqet e mosfunksionimit dhe / ose ankeses.

Nëse perdoruesi i garancise nuk vepron në përputhje me keto rekomandime,  është i detyruar të paguajë  emetuesin e garancisë për të gjithë kostot e shkaktuara nga riparimi i defektit  dhe / ose të ankesës.
Riparimin e defektit dhe / ose ankesa duhet të kryhet prane nje servisi të autorizuar nga emetuesi i garancisë.
Metoda e riparimit zgjidhet ekskluzivisht nga personi përgjegjës i servisit te autorizuar nga emetuesi i garancisë.

Çdo riparim kryhet në përputhje me rekomandimet nga  prodhuesi i automjeteve.
Shpenzimet e bëra për riparim nga kjo PAKETE GARANCIE (kostot e punës, pjesët e këmbimit origjinale, kostot, dhe shpenzimet e vogla) janë llogaritur në bazë të listës së çmimeve të shitjes me pakicë të emetuesit të garancise, e vlefshme në ditën e perfundimit të riparimit në automjetit.
Shpenzimet për riparime në automjet kryer jashtë Republikës së Shqipërisë duken paguar nga
përdoruesi i garancisë.

Përdoruesi i garancisë  për të kërkuar për rimbursimin e kostos së riparimit, eshte i detyruar
në një periudhë prej jo më shumë se 7 (shtatë) ditë pas kthimit në vend të paraqesë dokumentat ne  vijim:

Dokumentet për emetuesit e garancisë:

  • Urdher pune origjinal nga servisi i autorizuar HYUNDAI ku është kryer riparimi
  • Fatura Originale e detajuar e servisit HYUNDAI te autorizuar  ku është kryer riparimi

6. Përjashtimet

Pikat e mëposhtme përjashtohen nga mbulimi në këtë PAKETE GARANCIE:

  • Të drejtat e dhëna për përdoruesin e garancisë nga prodhuesi automjeteve.
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesi i garancisë si rezultat i paaftësisë për të përdorur automjetin
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesi e garancisë për kostot e çdo qiraje dhe / ose automjeti kortezie gjatë periudhes së riparimin e automjetit.
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesi e garancisë për kostot e karroatrecit  brenda  dhe
  • jashtë vendit
  • Të drejtat e dhëna për përdoruesin e garancisë nga ana e siguracionit  të automjetit
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesi i garancisë për kostot e riparimeve të kryera prane nje servisi të  pa autorizuar nga emetuesi e garancisë
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesi i garancisë për dëmet ndaj automjetit të shkaktuara nga
  • riparimi kryer duke përdorur pjesë këmbimi jo origjinale ose te autorizuara nga prodhuesi dhe / ose vajrat e ndryshme te pa rekomanduara nga prodhuesi i automjeteve
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesit e garancisë për dëmet e shkaktuara nga aksidentimi i automjetit
  • Kërkesat e rimbursimit nga përdoruesit e garancisë për dëmet në automjet të shkaktuara nga
  • përdorimi i parregullt (psh mbingarkesa.gara, etj ...)
  • Shpenzimet e pjesëve të këmbimit Origjinale përfshira në këtë Pakete Garancie te demtuara per për shkaqe natyrore
  • Shpenzimet e riparimit të demeve dhe / ose ankesave te automjetit te  kryera pa raportuar emetuesin e garancisë (në përputhje me nenin 4 të kësaj pakete garancie)
  • Shpenzimet e riparimit të demeve dhe / ose ankesave te automjetit të shkaktuara nga përdorimi i karburantit të papërshtatshem apo të kontaminuar
  • Shpenzimet e riparimit të demeve  dhe / ose ankesave te automjetit të shkaktuar nga instalimi i një

impianti ose pajisje shtese te pa autorizuar nga prodhuesi i automjeteve

7. Humbja e të drejtave nga paketa garancisë

Përdoruesi i garancisë humbet të drejtat nga kjo paketë nën kushtet vijuese:

  • Pas datës së skadimit, kalon - 60 (gjashtedhjete) muaj pas datës së fillimit të paketës garancisë
  • Nëse përdoruesi i garancisë nuk zbaton  kushtet e përgjithshme të paketës së garancisë
  • Nëse automjeti është përdorur për gara ose ndonjë aktivitet tjetër nuk rekomandohet nga prodhuesi i automjeteve
  • Në qoftë se automjeti nuk është përdorur në përputhje me rekomandimet e  dhena nga prodhuesi i automjeteve
  • Nëse është provuar se pjesët e këmbimit qe  janë përdorur per riparimin e automjetit nuk jane origjinale ose te autorizuara nga prodhuesi i automjeteve
  • Në qoftë se eshte e vërtetuar se kilometrazhi në automjet ka ndryshuar
  • Nëse një dëmtim në automjet është shkaktuar  nga pakujdesia apo keqdashja e  përdoruesit të garancisë
  • Nëse automjeti është përdorur në kushte të cilat nuk mund të konsiderohen si ngarje normale
  • Nëse automjeti nuk është ruajtur në bazë të rekomandimeve prodhuesit te automjeteve dhe rekomandimeve  te emetuesit të garancisë në perputhje me  të nenin 2. të kesaj Paketë Garancie
  • Nëse numri VIN nuk mund te lexohet nga mjeti dhe / ose numri i motorit instaluar në automjet nuk mund të lexohet
  • Nëse përdoruesi i garancisë nuk lejon emetuesin e garancisë për te kryer riparimet e automjetit sipas rekomandimeve te dhena nga prodhuesi

Albanian Motor Company permes kesaj marreveshje perjashtohet nga cdo lloj pergjegjesie per demtimet qe i ndodhin automjetit nga cilesia e dobet e karburantit, per motorret e benzines, benzina te jete pa plumb dhe me oktan me te madh ose te barabarte 95 Oktan, ndersa per automjetet me motorr nafte EURO 6 eshte i detyrueshem perdorimi i naftes Euro 6 me permbajtje squfuri me te vogel ose te barabarte me 10 PPM, ne te kundert demtimi i automjetit eshte i sigurte dhe Albanian Motor Company si perfaqesues zyrtar i HYUNDAI per Republiken e Shqiperise nuk mban asnje pergjegjesi garancie duke i lene klientit detyrimin e pageses se riparimit, shkaktuar nga perdorimi i karburantit jo EURO6

Shpenzimet e riparimit të demeve  dhe / ose ankesave te automjetit të shkaktuar nga instalimi i një

impianti ose pajisje shtese te pa autorizuar nga prodhuesi i automjeteve

8. Ndryshimi i pronësisë

Të drejtat e nga kjo paketë garancisë mund të transferohen tek pronari i ri i automjeteve, me kusht
mirekuptimin reciprok ndërmjet emetuesit te garancisë, dhe pronarit të ri te Automjetit
Përdoruesi i garancisë është i detyruar të raportojë ndryshimin e pronësisë së automjetit në periudhën maksimale 7 (shtatë) ditë nga dita ndryshimi i pronësisë se automjetit

Kopje per perdoruesin/emetuesin e  garancise

Automjeti (modeli/motorri/equipment)         

VIN (shasia e automjetit):                               

Numri serial  I paketes se garancise:              

Data e dorezimit te automjetit:                         

Data e firmosjes se paketes se garancise

Emri I plote I pefituesit te garancise:                

 

Firma : Perdoruesi i garancise                                                               Firma:Emetuesi i garancise

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.