Kompania e njohur Hyundai gjithmonë ka qënë në kërkim të risive dhe zgjidhjeve të cilat i vijnë në ndihmë njëzimit dhe ja bëjnë jetën më të lehtë.
Këtë herë Hyundai po shikon përtej krijimit të thjeshtë të një shasie, katër rrotash dhe një motori me djegie, motor elektrik ose qelizë karburanti hidrogjeni. Në të vërtetë, kompania tashmë po shikon versione edhe më radikale të transportit për të ndryshuar mënyrën se si lëvizim për më mirë.
Të gjitha kërkimet për këtë projekt jane zhvilluar ne CRADLE. CRADLE është qendra e Hyundai-t për të gjithë Start Up-et, për bashkëpunimin fillestar, kapitalin sipërmarrës dhe inovacionin dhe zhvillimin teknik dhe konceptual. Zyrat e saj në Silicon Valley, Tel Aviv, Berlin dhe Pekin janë një vatër për fillestarët e specializuar në gjithçka, duke filluar nga intuita artificiale dhe sensorët e imazhit te aplikacionet e transportit publik e deri tek njohja e fytyrës dhe fjalës. Ekipi i CRADLE pyeti veten: "Si do të ishte një automjet nëse do të mund të ecte - dhe më e rëndësishmja, a do të përfitonte ndokush prej tij?"
Koncepti që rezultoi, i krijuar në bashkëpunim me firmën e dizajnit industrial Sundberg-Ferar, quhet Elevate, një makinë elektrike me këmbë robotike.
Një makinë me këmbë
Elevate, e njohur gjerësisht si "makina me këmbë", shtyn kufijtë e asaj që ne aktualisht e quajmë një automjet. Këmbët komplekse me shumë nyje, të frymëzuara nga ato të një karkaleci, i japin kësaj "makine me këmbë" aftësinë për të ngjitur shkallët, për t'u ngritur mbi ujin, madje edhe të kapërcejnë boshllëqet.
Ndërsa ekipi hulumtues i Hyundai shqyrtont rastet e mundshme të përdorimit për Elevate, ata kuptuan se mund të jepnin vizionin e kompanisë për një të ardhme ku njerëzit të kishin lirinë e lëvizjes.
Elevate mund të luajë një rol thelbë në kërkime, ndërtimet apo edhe në lehtësimet nga katastrofat, duke lejuar ekipet e shpëtimit të arrijnë zonat aty ku njerëzit e kanë të vështirë të arrijnë.
Elevate gjithashtu i ofron individëve me aftësi të kufizuara (përdoruesve të karrocave) një rrugë më të lehtë për të transportuar duke "ngjitur" shkallët e një shtëpi ose ndërtese.
Elevate është një shprehje e lirisë e lëvizjes fizike - një koncept që Hyundai beson se duhet të jetë një e drejtë universale. Të gjithë e dime që lëvizja fizike mund të jetë një sfidë për disa njerëz. Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi, firma po zhvillon ekoskeletët e saj të veshur H-MEX. Me synimin për të ndihmuar paraplegjikët dhe njerëzit e moshuar, pajisja mjekësore robotike mund të mbështesë deri në 40 kg të peshës së përdoruesit dhe potencialisht mund t'u japë lëvizje atyre me dëmtime të shtyllës kurrizore ose probleme të muskujve.