Bilanci i 6 mujorit: Albanian Motor Company dhe Hyundai kryesojnë tregun shqiptar

Duket se 6 mujori i parë i vitit 2021 ka kaluar shumë shpejt dhe tanimë kemi hyrë në gjysmën e dytë të
vitit. Ashtu si çdo kompani dhe industri bën analizat e veta në fund të 6 - mujorit, edhe në industrinë e
automobileve është bërë një analize tregu dhe rezultatet e shitjeve për këtë periudhë kanë qënë
surprizuese.
Industria e automobileve është cilësuar gjithmonë si një treg shumë dinamik dhe me një konkurencë të
fortë mes brandeve të cilët të gjithë synojnë të jenë të parët.
Albanian Motor Company, perfaqësuesi zyrtar i Ford dhe Hyundai ne vendin tone, është renditur e para
përsa i takon numrit të shitjeve dhe makinave të dorëzuara. Jemi mësuar me këtë rezultat pasi Albanian
Motor Company gjithmonë është cilësuar si një nga kompanitë lider ne tregun Shqiptar, por rezultatet
surprizuese ishin përsa i takon brandit te ri Hyundai.
Jemi mësuar të shohim në krye të listës brande me emër si Ford, Volkswagen, Skoda, etj., por kësaj
radhe Hyundai nën përfaqësinë e Albanian Motor Company ka zënë vendin e parë me shitje në këtë 6
mujor të parë të vitit 2021.
Ka kaluar gati një vit e gjysëm që brandi prestigjoz Hyundai është pjesë e Albanian Motor Company dhe
duket se rruga e tij drejt suksesit në Shqipëri ka filluar më së miri.
Të gjitha industritë u prekën nga pandemia e Covid 19, pasojat e së cilës ishin shumë negative si për
individët e thjeshtë ashtu edhe për bizneset, duke sjellë tkurrje në investime.
Blerja e një makine të re është konsideruar gjithmonë si një investim i madh, e për më tepër në një
situatë të tillë, por duket se drejtuesit e Hyundai- t kanë ditur ta menaxhojnë situatën më së miri, duke
bërë të mundur të fitojnë besimin e shumë klientëve të cilët kanë arritur ta pozicionojnë në vend të
parë.
Hyundai është një brand i cili ka më shumë se 50 vite në treg dhe ka ditur të përshtatet më së miri me
ndryshimet, me zhvillimet e shumta, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve dhe duke i ofruar atyre
raportin më të mirë cilësi /çmim.
Hyundai gjithmonë ka ofruar inovacion, siguri dhe një dizajn modern për të gjithë klientët e tij dhe
sigurisht që këto cilësi janë vlerësuar nga klientët dhe adhuruesit e këtij brandi duke e pozicionuar atë të
parin në rang vendi. Hyundai tashmë ka rifreskuar pothuajse të gjithë gamën e modeleve, duke qenë
brandi me modelet më të reja në treg.
Shpresojmë që 6- mujori i dytë të jetë po kaq pozitiv dhe i suksesshëm për Albanian Motor Company dhe Hyundai.

Najnovije

Povratak na listu

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.